Home KRYESORE Kukësi, përplasje stolash dhe të bërtitura. Futbollisti i kthehet Gjicit: Ke të...

Kukësi, përplasje stolash dhe të bërtitura. Futbollisti i kthehet Gjicit: Ke të drejtë, bëj çfarë të duash!

Humbja me Lushnjën në shtëpi duket se i ka dhënë një goditje të rëndë Kukësit kampion duke bërë që tashmë situata të dalë jashtë kontrollit, çka ka nervozuar rëndë presidentin Gjici.

Në përfundim të ndeshjes në dhomat e zhveshjes ka patur një atmosferë tejet të rënduar, ndërsa janë dëgjuar të bërtitura dhe përplasje stolash.

Në këto ambjente ka hyrë edhe presidenti i klubit Safet Gjici, i cili është treguar  mjaft i ashpër me lojtarët, duke u bërtitur për këtë humbje, shkruan panorama.

Duket se asnjë nga lojëtarët nuk e ka kundërshtuar, madje mësohet se njëri prej futbollistëve kryesorë ka thënë: “Ke të drejtë, bëj çfarë të duash! Të gjithë jemi për të ikur në shtëpi”. Presidenti Gjici ka shfryrë për rreth 5 minuta dhe është larguar mjaft i nervozuar.

kukesi lushnja

Share: