Home KRYESORE Kush është kompania që mban peng naftëtarët e Ballshit?

Kush është kompania që mban peng naftëtarët e Ballshit?

Drama e naftëtarëve u rikthye sot sërish në vëmendje. Të ardhur në këmbë nga Ballshi e Fieri naftëtarët kërkuan pagat e prapambetura, rifillimin e punës në rafinerinë e ARMO-s, statusin e naftëtarit si dhe një pavion për sëmundjet profesionale. Në fund protesta u mbyll me përçarje. Ata që ishin në takim me ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, konkretisht përfaqësues të sindikatave thanë se problemi ështe zgjidhur dhe pronari do të shpërndajë neser pagat. Sakaq disa prej naftëtarëve rezistuan duke protestuar edhe pas këtij takimi. Por policia arriti ti përcjellë nëpër shtëpitë e tyre.

Por kush e menaxhon ARMO-n dhe pse naftatarët janë gjithnjë të pa paguar?

Kompania Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A mori në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO dhe në fund të vitit të kaluar, sipas një kontrate të lidhur me prodhuesin më të madh të naftës në vend, Bankers Petroleum.

IRTC rezulton e regjistruar offshore në ishujt britanikë Virgin. Në listën e fundit të Kompanive debitore rezulton se ARMO dhe kompanitë që e kanë administruar atë kanë krijuar në vite rreth 33 miliardë lekë (rreth 240 milionë euro) detyrime tatimore, të cilat me procesin e fshirjes zbritën në 13.2 miliardë lekë në fund të shtatorit 2017.

Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksioneve të AMRA Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën. Në 2014-2015, përmes qiradhënies ARMO-n e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling me administrator Besnik Sulaj ose Beso i Tajvanit sic njihet.

Ndërkohë rreth një vit më parë emri i Sulajt u lakua edhe për një kërcënim që i bëri ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha.

“Beso i Tajvanit jam. Po si ste vjen turp qe ke 15 vjet qe meresh me mua! Tani qe je deputet i thjeshte po e kuptoj qe e ke personale. Dhe une te garantoj qe do ta bej me shume se personale. Tani do me njofesh”, njoftonte rreth një vit më parë Sali Berisha.

Pas një periudhe disamujore ku aktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, që e mbylli si gjithë të tjetër, me një fund pa lavdi.

15% të aksioneve të ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend.
Sulaj ishte sot i pranishëm në takimin që u zhvillua në ministrinë e Energjitikës me naftëtarët, ku u premtoi atyre kalimin e rrogës në orën 13:00 të ditës së djeshme.

Duket se naftëtarët kanë mbetur vetëm përballë oligarkëve të qeverisë./opinion.al

Share: