Home KRYESORE Macja… ...

Macja… Nga Ennio Flaiano

Përktheu Elona Caslli

Shkencëtari kërkon një mace,

një mace që fshihet

në një dhomë të errët.

Nuk e gjen,

por del në përfundimin se macja është e zezë.

 

Filozofi kërkon një mace,

një mace që nuk ndodhet

brenda një dhome të errët.

Nuk e gjen,

por vazhdon ta kërkojë.

 

Teologu , oh.. teologu,

kërkon po atë mace.

Nuk e gjen,

por thotë se e ka gjetur.

 

Share: