Kuvendi ka mbyllur zyrtarisht procesin e aplikimit për kryeprokurorin e ri. Për disa ditë me radhë prokurorë të ndryshëm kanë dorëzuar dosjet e tyre të aplikimit. Në përfundim të këtij procesi kanë qenë shtatë prokurorë që kanë aplikuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
Zyrtarizohen shtatë kandidatura, emrat që garojnë
Artur Selmani, prokuror në Gjykatën e Lartë
Ermira Tafani, prokurore në Elbasan
Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda
Arta Marku, prokurore në Shkodër
Ferdinand Elezi, prokuror në Durrës
Arqile Koça, prokuror në Prok. e Përgjithshme
Granit Shahu, prokuror në Tiranë