Home KRYESORE Ministri italian i Drejtësisë viziton Tiranën, marrëveshje me ministrinë shqiptare

Ministri italian i Drejtësisë viziton Tiranën, marrëveshje me ministrinë shqiptare

Ministri i Drejtësisë së Italisë Andrea Orlando po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Vizita e tij vjen vetëm një muaj pasi vendin tonë e vizitoi ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minitti.

Orlando pati një takim me homologen shqiptare, Etilda Gjonaj në përfundim të secilës dhanë një konference për mediat.

Në fjalën e tij, Orlando u shrep se “jam këtu për të ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e sistemin gjyqësor. Terrorizmi dhe krimi i organizuar janë shqetësimet tona kryesore.

Sot nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me znj. Gjonaj, për ti dhënë llogari BE për përparimin që do bëjë Shqipëria.

Marrëveshja është për forcimin e bashkëpunimit gjyqësor ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, por edhe thellimin në fushën e legjislacionit, funksionimin e institucioneve gjyqësore, e mbikëqyrjes profesionale, ekzekutimit të dënimit, etj”.

Share: