Home KRYESORE NYT: Demarkacioni, pikënisje e një “konflikti” të ri në Ballkan

NYT: Demarkacioni, pikënisje e një “konflikti” të ri në Ballkan

Bashkimi Europian pret që zgjidhja e mosmarrëveshjeve kufitare në Ballkan të jetë një model i paqes, por duket se gjithçka po shkon drejt shkatërrimit, shkruan gazeta amerikane “New York Times”.

Gazeta prestigjioze botoi një artikull mbi kontestimet kufitare që ekzistojnë në mes të ish-republikat jugosllave, përfshirë edhe Serbinë me Kosovën.

Brukselin e pret një vit edhe më i vështirë se 2017, ku kanë negociuar rreth largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, thotë se “New York Times”, duke cituar shembuj të mosmarrëveshjeve kufitare në juglindje të Evropës.

Ka mosmarrëveshje kufitare midis Kroacisë dhe Serbisë në lumin Danub, afër fshatit Batina, pastaj mes Bosnje dhe Hercegovinës me Serbinë dhe Kroacinë, si dhe mosmarrëveshja e hapur mes Serbisë dhe Kosovës, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe mosmarrëveshjen për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

“New York Times”, thekson se Sllovenia, e cila u bë anëtare e BE-së në vitin 2004, për vite ka bllokuar Kroacinë në rrugën integruese për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me disa metra katror në gjirin Piran.

Mosmarrëveshja midis Kroacisë dhe Sllovenisë është një shenjë se vendet në rajon mund të mos jenë në gjendje të shpëtojnë nga disa zakone të egra siç është lufta, sipas “New York Times”./gazetaDita

Share: