Home KRYESORE “Pelenat”, politika dhe politikanët! Nga Kasem Seferi

“Pelenat”, politika dhe politikanët! Nga Kasem Seferi

Këto ditë para ardhjes së Vitit të Ri 2018, dëgjojmë shumë urime që reklamohen, shpesh si Kryetari Bashkisë me pemët që po mbjell, nga kompani/biznese të ndryshme dhe rrallë, shumë rrallë ndonjë lajm në lidhje me rritjej e çmimeve që mesa duket i ka nxitur 3 mijë lekëshi i pensionistëve dhuratë e qeverisë me rastin e Vitit të Ri 2018.

Ngelet pa e “reklamuar” shpesh këtë 3 mijë lekësh që e solli rritja ekonomike e tremujorit të tretë me 3.55 për qind.

Mu kujtua një shprehje popullore që besoj se nuk është harruar: “Me një palë pelena kam rritur disa fëmijë.”.

Politika shqiptare në këto 27 vjet me “një palë pelena” po rrit breza politikanësh që “rriten si zogu i qyqes në fole të botës”, duke i trashëguar turni – turnit dhe/ose individi – individit “mikroorganizma” që zhvillohen mjedisin e tij nga plehërimi që sjell çdo rishtar.

Dy janë problemet e pelenave në lidhje me politikën dhe politikanët:

  • i pari, politika duhet të ndërrojë pelenat, dhe
  • politikanët duhet të ndërrohen si pelenat.

Mjafton të shohësh reklamat me këto pelenat moderne dhe nuk ka si të mos kënaqesh kur sheh ato fëmijë të shëndetshëm.

MOS VALLË EDHE POLITIKANËT TANË NGJAJNË TË TILLË?!

MOS VALLË POLITIKA SHQIPTARE ËSHTË MBËSHTJELLË ME NJË PELENË MODERNE?!

Të provojnë mediat vendase të reklamojnë një PELENË MODERNE me disa nga figurat më të shquara të politikanëve tanë.

UROJ TË MOS KEM NXITUR MIKUN TIM BUJAR KAPEXHIU PËR TË NXJERRË KARIKATURËN E RADHËS me titullin.

URIME PËR VITIN E RI 2018 POLITIKANËVE ME PELENA TË REJA!

Sidoqoftë qytetarët do të kenë vakte më të mira këto dy tre ditë që do të vijnë, por nuk besoj se do të kenë nevojë të ndërrojnë pelenat, sepse pas këtyre dy tre ditëve, një shumicë jo e vogël, do të ngelen “pa brekë“.

Kasem Seferi

Share: