Përktheu Elona CaslliE
E ka patur gjithmonë të vështirë t’i përgjigjem pyetjes:
– Pse shkruan dikush?-
Është një pyetje që ia kam bërë shpesh herë vetes.
Unë besoj se dikush shkruan sepse do të krijojë një botë që të jetojë
Unë nuk kam mundur kurrë të jetoj në botët që më kanë rrethuar- botën e prindërve të mi, botën e luftës, botën e politikës.
Më është dashur të krijoj botën time, të krijoj një klimë, një vend, një atmosferë brenda së cilës mund të marr frymë, të mbretëroj dhe të rikrijoj vetveten sa herë që jeta më shkatërron.
Unë besoj se ky është thelbi i çdo krijimi artistik.
Ne shkruajmë që të ndërgjegjësohemi më shumë për jetën.
Ne shkruajmë që t’i joshim, që t’i magjepsim dhe që t’i ngushëllojmë të tjerët.
Ne shkruajmë që t’i bëjmë serenadë të dashurve tanë.
Ne shkruajmë që ta shijojmë jetën dy herë: në çastin që shkruajmë dhe në retrospektivë.
Ne shkruajmë, siç thotë Proust-i , që ta shndërrojmë diçka të përkohshme në diçka të përjetshme dhe ta bindim veten se do të jetë e përjetshme.
Ne shkruajmë që ta tejkalojmë jetën, që të mbërrijmë përtej saj.
Ne shkruajmë që të mësojmë të flasim me të tjerët, që të dëshmojmë udhëtimin tonë brenda labirinitit.
Ne shkruajmë kur duam ta zgjerojmë botën tonë, kur ndihemi të mbytur, të mbyllur apo të vetmuar.
Kur nuk shkruaj, bota ime tkurret. ndihem si në burg. Më duket sikur humbas zjarrin tim dhe ngjyrën time.
E kam të nevojshme të shkruaj, tamam si deti që ka nevojë të ngrihet .
Dhe këtë, unë e quaj frymëmarrje.
Anais Nin