Shqipëria u listua dje në ndër shtetet kundër Amerikës, gjatë votimit në OKB për Jerulazelimin. Të shumta janë kritikat për qeverinë shqiptare, mes tyre edhe dy ish-ministra, Tritan Shehu dhe Petrit Vasili, aktualisht në opozitë.
Në një postim të facebook, ish-ministri i Jashtëm, Shehu shkruan se “votimi i Shqipërisë në Asamblenë e OKB, kundër pozicionit amerikan ishte një votim edhe kunder interesave te vendit tonë. Po kaq, edhe kunder interesave te Kosoves, te shqiptareve ne Maqedoni, Mal te ZI, Serbi etj”.
Sipas tij, një politikë jashtme e përgjegjeshme e cdo shteti, ne radhe te pare eshte ne funksion e mbron interesat e qytetareve e bashkekombesave te tij.
Sakaq, Petrit Vasili numri II i LSI u shpreh se “Vota e sotme në OKB ishte provë e qartë e një qeverie, që e konsideron Shqipërinë pronë të sajën”.
“Kur është fjala për një propozim që bën Amerika aleati më i çmuar dhe i pazëvendësueshëm i Shqipërisë kurrë vendimi s’mund të jetë pronë vetëm e qeverive shqiptare cilado qofshin, pasi ky vendim është pronë e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ata ndodhen dhe duhej konsultuar gjerësisht me ta dhe me SHBA-në vetë.
Shumë shtete në botë ishin dhe janë kundër, por falë Amerikës kemi sot realizimin e një sfide madhore dhe të paimagjinueshme kurrë më parë: një Kosovë të pavarur” – shkruan Vasili.