Home KRYESORE Rama falenderon Llallën dhe kujton 4 prokurorët e baltosur nga Berisha

Rama falenderon Llallën dhe kujton 4 prokurorët e baltosur nga Berisha

Kryeministri Edi Rama ne konferencën per media, pas zgjedhjes mes kaosit e tymit ne Kuvend, te prokurores se re, nuk ngurroi te bente nje falenderim per ish0kryeprokurorin per te cilin tha se qeveria e tij nuk e sulmoi kurre ate.

“Dua t’ju kujtoj gjithë shqiptarëve se Adriatik Llalla eshte i pari ne 27 vjet qe largohet nga detyra pas mbarimit te mandatit pa asnje konflikt me shumicen. Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama u zgjodhën të gjithë me miratimin e Sali Berishës dhe qe të gjithë gjate kohes se tyre ne detyre u masakruan publikisht, u shane, fyen, baltosën po nga Berisha dhe partia e tij. Pse? Se u munduan të bëjnë detyrën duke respektuar kushtetyten dhe ligjin.

Adriatik Llalla të cilin dua ta falenderoj sot për punën dhe kontributin e tij ne nje detyre te veshtire, ku në më shumë se një rast ka vepruar me hetime dhe me ndjekje edhe ndaj perfaqesuesve te PS ne qeveri ne vile qendro e vendor nuk u pengua kurrë dhe as u sulmua nga qeveria që unë drejtoj, sepse ne jemi ndryshe”,- tha Rama./360grade.al/

Share: