Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konference për mediat, pasi vendosi në parlament me votat e tij kryprokuroren e përgjithshme, znj. Arta Marku. Ai tha se PD+LSI po tentojnë të bllokojnë reformën në drejtësi. Ne tha Rama, nuk u konfliktuam me Adriatik Llallën edhe pse hetoi njerëzit tanë. Ai përmendi edhe Sali Berishën, duke thënë se “Sali Berisha shau e denigroi të gjithë ata kryeprokurorë që i kishte zgjedhur vetë”.
Pjesë nga deklarata e Kryeministrit Rama nga selia e Qeverisë
Dua tu kërkoj sot ndjesë gjithë shqiptarëve pa dallim por edhe partnerëve për shfaqjen më të fundit të përpjekjes për bllokimin e reformës në drejtësi. Shfaqjen e sotme e dha opozita por faturën e kësaj shfaqje e merr përsëri e gjithë Shqipëria e cila është më afër se kurrë çelejes së negociatave për anëtarësim dhe nuk i meriton baltën e tymin e dëshpërmimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi.
Bëra sa munda dhe nuk di çfarë të bëja më shumë për të hapur dialogun me opozitën për të zgjedhur prokurorin e përkohshëm. As kërkesat e përsëritura të SHBA dhe BE nuk mjaftuan dot për ta sjellë opozitën në tryezën e dialogut.
Zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme me votat tona ishte legjitime e kushtetuese dhe me kunsulten e misione të drejtësisë OPDAT dhe EURALIUS, por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej meje personalisht. Doja të zgjidhja me dialog kreun e akuzës ndaj ftova në tryezë deri në fund opoziten. Shfaqje si kjo e sotmja është pikë e humbur për në BE.
Opozita zgjodhi rrugën e dëshpëruar të baltës e tymin dhe nuk kyrseu as përfaqësues të SHBA dhe BE, duke akuzuar Lu si me demek i akuzuar për korrupsion nga ish-prokurori i përgjithshëm.
Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, që largohet sot nga detyra pa asnjë konflikt me shumicën qeverisësë. Maks Haxhia, Arben Rakipi, Ina Rama u zgjodhën me miratimin e Sali berishës dhe të gjithë u shanë baltosën po nga Sali Berisha dhe partia e tij sepse u munduan të bëjnë detyrën.
Adriatik Llallën e falenderoj sot edhe pse hapi hetime ndaj përfaqësuesve të PS në qeveri në nivel qendror e vendor. Ai nuk u pengua dhe as nuk u sulmua kurrë nga qeveria që unë drejtoj sepse ne jemi ndryshe dhe kurrë nuk e përdorim fuqinë e pushtetit për të mbrojtur njerëzit tanë edhe kur ky organ disa here nuk ka qene bindës.