Rusi që pretendon se pak muaj pasi lindi nisi të fliste dhe në moshën 2-vjeçare habiti mjekët dhe prindërit e tij me aftësinë për të shkruar, lexuar dhe vizatuar më mirë se një i rritur rikthehet me një pretendim akoma më të bujshëm.
20-vjeçari Boriska Kipriyanovich rikthehet në qendër të vëmendjes, jo vetëm në Rusi. Ai vazhdon të këmbëngulë se kjo në Tokë është jeta e tij e dytë dhe se të parën e ka jetuar si marsian, por përveç kësaj, shton se njeriu di akoma shumë pak për hapësirën dhe veten e tij, shkruan TCh.
Boriska mundohet të përshkruajë jetën “e parë” të tij. Ai thotë se qytetërimi atje u shkatërrua nga një luftë nukleare, megjithatë shton se nuk është shuar plotësisht.
“Marsianët janë mbi dy metra. Disa jetojnë ende atje, por nën sipërfaqen e planetit dhe organizmi i tyre nuk ka nevojë për oksigjen, por për dioksid karboni. Ata nuk plaken. Rriten deri në moshën 35-vjeçare dhe më pas gjithçka ndalon për ta”, thotë ai.
Me Tokën, marsianët i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian.
“Njerëzimi duhet të studiojë më shumë, sidomos qytetërimin e lashtë egjiptian, që bart shumë sekrete ”, thotë ai./360grade.al/