Përktheu Elona Caslli
Do ta dëgjosh bubullimën
dhe do të më kujtosh
dhe do të thuash me vete
– Ajo i donte stuhitë-
Buzët e qiellit do të jenë flake të kuqe
dhe zemra jote si dikur
do të përndizet.
Një ditë, në Moskë,
kështu do të ndodhë
dhe unë, për të fundit herë,
do të të përshëndes,
do të nxitoj drejt lartësive që kam mall
duke lënë hijen time pranë teje.