Home KRYESORE Taulant Balla tregon sa muaj do të qëndrojë kryeprokurorja e përkohshme

Taulant Balla tregon sa muaj do të qëndrojë kryeprokurorja e përkohshme

Zgjedhja dhe betimi i Kryeprokurorit të Përkohshëm u prit me protesta si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë saj, me opozitën që kërkonte shtyrje të procesit deri në krijimin e KLP-së, ndërsa mazhoranca e votoi Arta Markun për të mos lejuar krijimin e një vakance në krye të organit të akuzës.

Gjatë emisionit Top Story kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm sipas ligjit të ri kërkonte kohë. Në një vlerësim të tij, kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar zgjidhet në fund të muajit mars ose fillim të muajit prill të 2018-s.

“Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që KLP nuk ishte krijuar. Në vlerësimin tim përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt. Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill të vitit të ardhshëm”, – deklaroi Balla.

Share: