Home KRYESORE Toka e premtuar është sinonim jete për refugjatët

Toka e premtuar është sinonim jete për refugjatët

Versioni francez i botuar në “Le Monde”

Diana Skrapari

Brigjet e Mesdheut janë bërë varreza për kerubinë (ëngjëj) me krahë të thyera. Aylin, dy vjec, ishte një engjëll, ëndrrat e të cilit u vodhën nga mizoria dhe indiferenca e botës që sheh dhe nuk thotë asgjë. Këta njerëz janë në kërkim të jetës, larg nga skllavëria e vdekjes. Ata largohen nga lufta, rrënojat, bombat, uria. Ata janë të shtypur, të persekutuar,të  diskriminuar, dhe largohen drejt parajsës së tokës së premtuar. Ata largohen me dhembje të madhe në zemrër nga vend i tyre, nga sytë e butë të një nëne, nga urtësia e një babai.

Deklarata e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara e datës 10 dhjetor 1948, është një mirazh për ta!Për fat të keq, atje të drejtat themelore të njeriut shkelen. Atyre nuk ju garantohet as e drejta për të jetuar! Kjo është një e drejtë për të cilën ata nuk kanë të drejtë! Reflektimi i vetëm në sytë e tyre, është vdekja!Ata kanë nevojë për dikë si Moisiu që mund ti drejtojë ata drejt lirisë. Ai e ngriti spektrin dhe valët u hapën. Kështu Moisiu hapi rrugën drejt tokës së premtuar, drejt jetës!

Sot, ne kemi një lutje:”Kthehu Moisi, zbuti valët që gëlltisin këta njerëz të dëshpëruar! Jeta është një e drejtë themelore, duhet ta mbrojmë atë! Shihni përreth! Pikërisht për këtë botë paraardhësit tanë luftuan dhe sakrifikuan gjithçka! Pse ta vrasim jetën, shpresën, të ardhmen?Moisi, ne të presim që të ngresh spektrin dhe t’u japësh atyre jetën!

 

Share: