Lori Hoxha -572 mijë ndjekës: Lori Hoxha është më pak e ndjekura, por me fotot më interesante nga të gjitha. Lori ka qenë ndër të parat VIP shqiptar që ka hapur llogari në Instagram. Ajo e përdor këtë rrjet social në një far mënyre për të ekspozuar jetesën e saj e sidomos veshjet, të cilat duhet thënë që janë jo vetëm të shtrenjta po edhe të kombinuara me shije. Fotot e Lori Hoxhës në udhëtime apo me veshjet stil shpërndahen nga të gjitha faqet e modës botërore të cilat kanë me miliona ndjekës.
Armina Mevlani -711 mijë ndjekës: Armina Mevlani është një nga blogertet e ndjekura shqiptare. Pas lidhjes me djalin e ish kryemistrit Sali Berisha ajo është vënë edhe më në qendër të vëmendjes së publikut. Ashtu si Lori Hoxha edhe Armina paraqet në Instagram jetesën e saj, veshje të ndryshme, tepër të kombinuara dhe që shumë herë shpërndahen nga faqet e tjera të modës. Udhëtime në disa vende të botës. Në çdo foto shfaqet tepër tërheqëse. Fansat i ka fituar si njohëse e modes, por ndoshta disa të tjerë për të parë jetën e saj krah Shkelzenit.
Dafina Zeqiri -760 mijë ndjekës: Dafina Zeqiri hyn tek femrat më të ndjekura shqiptare, ajo duket tepër serioze tek postimet e saj në Instagram, por kjo të lë të kuptosh se ndjekësit i ka prej stilit të saj të veçante dhe pa dyshim fansa të muzikës së saj, shkruan opinion.al
Xhensila Myrtezai -825 mijë ndjekës: Xhensila Myrtezai është këngëtare tepër e vlerësuar nga ana e fansave, kjo për shkak se shumë nga baladat e saj u janë përshtatur ndjekësve. Ajo po ashtu shihet tek publiku si vajza e embel krah aktorit të njohur të humorit Bes Kallakut, edhe nga kjo mund të ketë fituar shumë ndjekës.
Marina Vjollca -837 mijë ndjekës: Moderatorja e “C’est La Vie” ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike po edhe nga ana e publikut për punën e saj si prezantuese e po ashtu për lidhjen dhe me pas martesën me një nga reperët më të mirë shqiptar. Marina nuk ka krijuar përshtypjen e provokueses apo hedhjen e fotove të ‘nxehta’ në instagram, ndaj dhe ndjekësit i ka fituar nga ato që përmendëm më lart. Simpati si moderatore dhe si e dashura e Getit.
Era Istrefi -963 mijë ndjekës: Era tashmë është e njohur në disa vende të botës. Muzika e saj dëgjohet dhe pëlqehet në disa vende të Europës. Në instagram nuk ekzagjeron me zhveshjen, por fansat i ka fituar për shkak të suksesit në muzikë.
Luana Vjollca -970 mijë ndjekës: Luana Vjollca ka foto me bikini, foto nga pushime, foto nga emisioni që ajo drejton në Top Channel. Shumicën e rasteve shfaqet ne poza provokuese duke ekspozuar format e saj trupore.
Enca Haxhia– 1,6 milion ndjekës: Kryeson instagramin e femrave shqiptare, pra është me e ndjekura. Është tepër provokuese në këtë rrjet social, hedh foto ku shihet e zhveshur, ekspozon gjoksin apo te pasmet, shihet me fustane të shkurtër dhe të ngushtë. E po ashtu pasqyron së tepërmi foto e video që kanë lidhje me profesionin e saj; koncertet, videoklipet dhe projektet muzikore.
Një konstatim tepër interesant doli teksa bëhej vëzhgimi në profilet e të përzgjedhurave si më të ndjekurat në Shqipëri, sa më tepër provokuese në foto, e sa më shumë të zhveshura, aq më shumë ndjekës dhe reagime nëpër postime.
A e bëjnë bukuroshet shqiptare këtë zhveshje vallë për të tërhequr vëmendje e për të rritur numrin e ndjekësve, apo kjo është vetëm çështje komerciale? G.Zaimaj/Opinion.al