Home KRYESORE Vrasja e vëllait të ish-deputetit, ndalohen 8 persona

Vrasja e vëllait të ish-deputetit, ndalohen 8 persona

Teksa është duke hetuar në dy pista kryesore për vrasjen e Aleksandër Ndokës, policia ka ndaluar të paktën 8 persona për t’u pyetur lidhur me këtë ngjarje.

Ende nuk dihen cilët janë emrat e të ndalurave dhe lidhjet e tyre reale me ngjarjen, por hetimet vazhdojnë intensiuve, nga sektori i krimeve të rënda në polici.

Sipas informacioneve të deritanishme, dy pistat qëndrore të hetimit janë ato që lidhen me konfliktet e djemve të viktimës te njohur si persona problematike, apo probleme të lidhura me aktivitetin e Ndokës si punonjës në administratë.

Por, policia nuk ka përjashtuar as ndonjë konflikt të mundshëm të vetë viktimës.

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka u gjet i pajetë në automjetin e tij mëngjesin e së shtunës, i qëlluar me 14 plumba.

Share: