Emisioni “Stop” në Tv Klan ka paralajmëruar publikimin e një rasti abuziv në vendin tonë. Fjala është për një institucion shtetëror, ku mesa duket duhet të paguash për gjërat që na takojnë falas. Se cili është institucioni në fjalë, pritet të zbulohet mbrëmjen e sotme.
Postimi i Stop
Cilën nga të drejtat, që ju takon, në Shqipëri e blini me 500 mijë lekë te vjetra? E reklamojnë falas, por po nuk e fute dorën në xhep, nuk e siguroni dot. I jepni dot përgjigje pyetjes: Cfarë do të blinit me 500 mijë lekë e në cilin institucion??? Provojeni! Nëse nuk e gjeni, prisni orën 20.05 minuta të ditës së sotme…Në “Stop” rikthehet AVAZI…..