Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën në fjalën e mbajtur në nisje të seancës parlamentare, deklaroi se deputetët ktheheshin pas një muaji në vendin e krimit atë që ai quan kapjen e prokurorisë së përgjithshme nga kryeministri Rama.
Basha: Kthehemi pas një muaji në vendin e krimit. Këtu në këtë sallë, më 18 dhjetor mazhorancva e kapur nga krimit dhe e zhytur në krim e kthyer në ndihmës të trafikantëve të drogës që mëshirohet qartë nga Saimir Tahiri, kreu krimin kushtetues dhe kapi prokurorinë dhe që prej datës 18 dhjetor u shembën kolonat ekzistenciale të demokracisë, ndarja e pushteteve.
Njeriu që ka uzurpuar kreun e ekzekutivit, njeriu që drejton me grusht të hekurt teatrin e kukullave të grupit të tij parlamentar të dalë nga vota e blerë e 28 qershorin, drejton sot edhe prokurorinë e vendit.
Ky krim kushtetues u paralajmërua nga partia Demokratike.