Home KRYESORE Berisha flet për thirrjen e Shkëlzenit në prokurori

Berisha flet për thirrjen e Shkëlzenit në prokurori

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ne Zone e Lire thirrjen që Prokuroria i ka bërë djalit të tij, Shkëlzenit në lidhje me hetimet për çështjen “CEZ”.

“Jam ndier shumë mirë. Beteja politike nuk më intimidon. Thirrja e prokurorisë ndaj djalit tim ishte politike. Shqiptarët e panë atë që ndodhi në komisionin parlamentar. Më vjen mirë që ai do të fillojë një beteje. Më vjen mirë që ai do të fillojë një betejë me narkoshtetin.

Çfarë do të bëj unë? Asgjë. Ai nuk ka nevojë. Ai mbrohet vetë. Nëse atë e thërrasin në mënyrë të turpshme kur ai nuk ka lidhje. Kjo thirrje është nga Edi Rama. Nëse mendojnë se ka lidhje me protestën ta dinë se me këtë kanë shtuar njerëzit në shesh” – tha Berisha në studion e emisionit “Zonë e lirë”.

Share: