Home KRYESORE Berisha në grupin e PD: Po falet deti, nuk e mbështesim paktin!

Berisha në grupin e PD: Po falet deti, nuk e mbështesim paktin!

Partia Demokratike do të kundërshtojë marrëveshjen e detit, nëse qeveria vendos t’i japë 12 milje ujëra territoriale Greqisë, ashtu siç ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzais.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka ngritur shqetësimin për diskutimet që po zhvillohen me Greqinë për të ndryshuar kufijtë territorialë.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD sqarojnë se Berisha ka kërkuar që opozita të kërkojë shpjegime nga qeveria për këtë marrëveshje dhe të mos e mbështesë atë nëse, pretendimet e ministrit grek Kotzias janë të vërteta, raporton Panorama.

Të njëjtat burime konfirmojnë se qëndrimi i Berishës ka marrë mbështetjen e pjesës tjetër të grupit parlamentar të PD, të cilët pritet t’i kërkojnë shpjegime ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit për negociatat që po zhvillohen me Greqinë.

Share: