Home KRYESORE Me pistoletë në shkollë, arrestohen dy gjimnazistët nga Pogradeci

Me pistoletë në shkollë, arrestohen dy gjimnazistët nga Pogradeci

Dy adoleshentë kanë rënë në pranga pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bënë me dije se u arrestuan dy bashkëmoshataret me inicialet D.B., dhe E.M.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

D.B, 16 vjeç, banues në Pogradec dhe
E.M, 16 vjeç, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec.

Pasi më datë 30.01.2018, dyshohet se shtetasi E.M, ka hedhur prapa godinës së një shkolle të mesme në Pogradec, një armë zjarri pistoletë tip “Voltran”, pa fishekë, për të cilën ka deklaruar se ia kishte marrë shtetasit D.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Share: