Ish-kryeministri Sali Berisha të hënën në seancën parlamentare ka denoncuar atë që ai e çuan skizoid të kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili pak ditë më parë u tha gazetarëve: mirëmëngjesi kazanë.
Berisha tha se duhet të miratohet sa më parë një rezolutë e quajtur “llum-kazanit”.
Berisha: Jam sot këtu për të denoncuar para çdo shqiptari qëndrimin banditest, të turpshëm, skizoid të kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili si askush tjetër në planet kalon para një grupi njerëzish dhe u thotë mirëmëngjesi kazanë.
Ky poshtërim kolektiv ndaj një grupi vajzash dhe djemsh që kanë për detyrë informimin e publikut përbën një nga aktet më të pashembullta të skizës të kulturës staliniste.
Të vërsulesh ndaj mediave të vendit me fjalën përmbledhëse kazan do të thotë se ke përzgjedhur fyerjen më të rëndë se çdo përmbajtje të veçantë të kazanit, do të thotë se kafshërisht nuk kënaqesh me etiketimin me një nga përmbajtjet, por do të vërsulësh mbi dalë çdo përmbajtje që ka kazani.
Kam kërkuar një rezolutë që do të titullohej rezoluta e llum-kazanit, e cila duhet të dënojë para mbarë botës njeriun që drejton ekzekutivin dhe përdor këtë post që përdor etiketime të tilla që mund ta dëgjosh vetëm në spitalet psikiatrike.
Kur një gazetare pati kurajën që denoncoi Olsi Ramën si pjesë të grupit të drogës së Xibrakës, llum-kazani i dërgon mesazherin e tij për të kërcënuar një nënë, një gazetare me fjalën e lirë dhe më pas urdhëron Gëllçin që t’i presë asaj rrogën si në Korenë e Veriut.
Kërkoj të vihet në rend dite edhe rezoluta e llum-kazanit për të vendosur nderin në vend të medias shqiptare.