Home KRYESORE Besnik Sulaj sulmon Gjergj Bojaxhiun: Bashkë me Adrian Xhillarin kanë bërë piramidën...

Besnik Sulaj sulmon Gjergj Bojaxhiun: Bashkë me Adrian Xhillarin kanë bërë piramidën më të madhe në Shqipëri

Teksa në studion e “Opinion” debatohej mbrëmë për ARMO-n, ka ndërhyrë në studio përmes një lidhje telefonike, biznesmeni Besnik Sulaj i njohur ndryshe si Beso i Taivanit. Ai sqaroi pozicionin e tij me kompaninë e naftës dhe më pas sulmoi Gjergj Bojaxhiun që ishte i ftuar në studio. Po kështu ai hodhi akuza për rryshfet edhe për Besian Peshën, ish-drejtorin e AKBN-së.

“Gjergj Bojaxhiu së bashku me Ardian Xhillarin kanë bërë piramidën më të madhe në Shqipëri. Ata jane borxhlinj me te medhenj perper banka”, tha ai. “Ndërsa Besian Pesha kur ka qenë në komisionin e AKBN-së ka qenë te Albpetroli dhe i ka kërkuar një mikut tim nga Lushnja 200 mijë euro”– theksoi Sulaj, por të dy i mohuan akuzat nga studioja e opinion. “Kurrë asnjëhere!”, u pergjigj Pesha.

*Shiko me poshte videon


Share: