Buzëqeshja jote ma çel parajsën
Kur planetet luajnë kukafshehti
Në zoodiakun tim.
Vështrimi yt më muros
Shndrrohem në gur si gruaja e Lotit
teksa Gomorra digjej në flakë
E po si ajo sytë e zemrën i lë pas.
Prekja jote, si era mi zgjon
Flokët dhe flakët
nga gjumi i përjetshëm.
Zëri yt peshë më ngre
E shndërrohem në re
Objekt magjepsje për djaloshin
që lartësoi të parën balonë
Pa ndihmën e babait.
Brenda pëllëmbës tënde
zog pagëzohem
me vullnet heq dorë nga liria.
© Mira Tuci