Home KRYESORE Debati ARMO, ngaterresa e shtetit me pushtetin

Debati ARMO, ngaterresa e shtetit me pushtetin

Nga Florian Salaj

Po dëgjoj me vëmendje këto ditë debatet mbi Armo dhe hera herës del që përgjegjës është Shteti duke mos arritur me dashje ose jo të bëjnë dallimin me pushtetin…..

Jo zotërinj kjo histori tregon se është pikërisht mungesa e shtetit si mbrojtës i të mirës publike nën abuzimin e pushtetit që, ka bërë të mundur këtë përçudnim të një aseti që do të mund të përdorej për një të ardhme më të mirë të Shqiptarëve……

Shqiptarët duhet të kuptojnë që Shteti tash 27 vjet ka rënë dhe këto janë pasojat e mungesës së tij….

Kjo nuk do të kish qenë e mundur pa drejtues miopë, makutë, meskin, të lidhur me krimin dhe të nënshtruar/shitur ndaj interesave të huaja.

Të marrësh të drejtën të vjedhësh një pjesë të pasurisë së vendit meqë me gjysmën tjetër kanë siguruar mbështetjen e ndërkombëtarëve nuk do thotë që këta janë të zgjuar…Do të thotë që politikanët tanë me peshë, të promovuar ose përzgjedhur nga ndërkombëtarët këto 27 vjet janë antishqiptarë.

Këta janë pengesa kryesore në bërjen e shtetit shqiptar. Ngelën 27 vjet duke fol për reforma ndërkohë që kanë vjedhur të ardhmen e shqiptarëve me të dy duart….Po ku janë shqiptarët? –

Kanë humbur dhe ata me shtetin e tyre.. – Një mik i imi më thotë që duhen kërkuar Arbërit por, ata janë pak për të pastruar gjithë këtë llum….

Jam me të vërtetë kurioz se si do vazhdohet me Vetingu Ne Drejtesi megjithëse, përpara një llumi të paanshëm politik nuk e kuptoj se si do të mundet të jetë efikas…

Në rastin tonë nuk besoj as që do funksionojë për të goditur një palë pasi këtu ka zullume aq të mëdhaja që do të dilnin në dritën e diellit siç po del Armo, saqë ai që promovon reformën në drejtësi do të merrte në qafë veten..

Sinqerisht nuk e di si mund të dalim nga ky rreth vicioz kur ende nuk kemi një shtresë të mesme qytetare të amalgamuar dhe konsoliduar, të aftë për tu bërë pjesë e elitës intelektuale dhe lëvizjeve civile… /Otomanet, serbët e grekët bërë bashkë nuk do të kishin mundur t’i bënin një dëm kaq të madh vendit. / KOMPLET I ÇORIENTUAR????????

Share: