Një 59 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.T, i çili është dënuar me 17 vite burg në burgun e Krujës. Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
“Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.01.2018, në reanimacionin e spitalit të burgut, ka ndërruar jetë shtetasi F.T, 59 vjeç banues në Tiranë, i dënuar me 17 vite burg, për veprën penale “Vrasje”, i cili vuante dënimin në burgun e Krujës. Mendohet se shkak i vdekjes ka qenë gjendja shëndetësore e tij, pasi ky shtetas ka qenë i sëmurë me tumor.
Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e Policisë.