Home KRYESORE Deputeti me fanellë sporti në kuvend, Franca merr masa të rrepta ndaj...

Deputeti me fanellë sporti në kuvend, Franca merr masa të rrepta ndaj parlamentarëve

Deputetët francezë do të duhet t’i përmbahen një kodi mjaft të rreptë të veshjes, kur ata do të dalin në Parlament në të ardhmen.

Franca miratoi sot këtë kod, pas “skandaleve mediatike” të së majtës radikale, të denoncuara ashpër nga deputetët e partisë së presidentit, Emmanuel Macron.

Në fillim të dhjetorit, deputeti François Ruffin, ishte ulur në radhët e Asamblesë Kombëtare me një fanellë ngjyrë të gjelbërt të një ekipi të vogël të futbollit amator të rajonit të tij.

Pak më parë, deputetë të së njëjtës parti, nën drejtimin e provokuesit Jean-Luc Mélenchon, u spikatën duke vënë në dukje Kodin e punës për të denoncuar reformën e tij, apo më tej me konserva apo paketime me makarona me vlerë 5 euro kundër një ulje të barasvlershme të bonusit për strehim të kërkuar nga qeveria.

Share: