Home KRYESORE “Desh u rrëzua qeveria”, Edi Rama tregon çfarë ndodhi para 1 viti…

“Desh u rrëzua qeveria”, Edi Rama tregon çfarë ndodhi para 1 viti…

Kryeministri Edi Rama duke folur për rëndësinë e reformës në drejtësi në një aktivitet me fondacionin e PS-së “Qemal Stafa” tha se një vit më parë desh u rrëzua qeveria dhe për këtë fajin ia vuri LSI-së, të cilën nuk e përmendi, por e la të nënkuptuar. Sulmet e Ramës ndaj ish-aleatit në qeverisje vijnë dy dite pas protestes se madhe të opozitës perpara zyres se tij.

“Nëse sot Shqipëria është më afër se asnjëherë momentit historik të çeljes së negociatave në BE, kjo i dedikohet PS-së që e mori në sy sfidën dhe rrezikun dhe që në një moment të caktuar rrezikoi të qeveriste për shkak të një përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Sot sfida për ta bërë Shqipërinë është një sfidë e cila është qartësisht në dorën tonë sepse është një sfidë që kalon pikërisht përmes realizimit në terrenin e jetës së përditshme të kësaj reforme të pandalshme”, tha Rama.

Share: