Organet e sigurisë në Turqi kanë arrestuar një burrë i cili kishte “rolin kyç” në vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, shkruan e përditshmja turke “Daily Sabah”.
I dyshuari i cili është identifikuar me inicialet V.K.A, është arrestuar për herë të dytë për rolin e tij që e kishte pasur në vrasjen që kishte ndodhur në vitin 2016, shkruan Telegrafi.
Ai më parë ishte arrestuar për shkak të lidhje me organizatën e Fetullah Gulenit i cili që nga viti 1999 gjendet në SHBA, por që të cilin Turqia e akuzon për organizimin e puçit në Turqi gjatë vitit 2016.
Hetuesit kanë njoftuar se i dyshuari kishte përdorur aplikacionin “ByLock” që kodon porositë, dhe që sipas hetuesve, kjo organizatë e kishte përdorur të njëjtin që tentim puçit në Turqi.
Ambasadori rus në Turqi ishte qëlluar për vdekje gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e hapjes së ekspozitës në Ankara, kurse policia kishte njoftuar se sulmuesi Mevlut Mert Altintas që ishte me profesion polic ishte vrarë./360grade.al/