Home KRYESORE Europa pret shiun e kuq të Saharasë, në Australi bie “shi” lakuriqësh...

Europa pret shiun e kuq të Saharasë, në Australi bie “shi” lakuriqësh nate

Teksa një valë ekstreme të nxehti goditi zonën perëndimore të Sydney-t gjatë fundjavës, mori me vete lakuriqët e natës, që u ‘shkrinë’ nga kushtet atmosferike.

Me qindra u gjetën të ngordhur për shkak të të nxehtit, shumë prej të cilëve u gjetën në tokë e të tjerë të varur nëpër pemë.

Grupe vullnetarësh shkuan në ndihmë të tyre, në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë të mundeshin.

Pjesë të shumta të shtetit u shndërruan në vendet më të nxehta në tokë të dielën, megjithatë punonjës e vullnetarë në mbrojtje të kafshëve të egra u përpoqën t’i vinin në ndihmë këtyre lakuriqëve. Pavarësisht kësaj, dyshohet se me qindra, e me gjasë mijëra, mund të ngordhur.

Sipas DailyTelegraph, termometri shënoi deri në 45.1 gradë Celcius në Sydney dhe Campbelltown. /360grade.al

 

Share: