Familja e Aldison Belulajt ka bërë një gjest pajtimi pas vrasjes që 23-vjeçari i bëri studentes së juridikut Ariela Muarti. Ata kanë çuar një kurorë me lule në vendin ku u vra Ariela dhe ku u vetëplagos 23-vjeçari Belulaj.
Aty është vënë edhe një pankartë me mesazhin: “Ariela Murati. Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët Belulaj”.
Mësohet se familjarët e autorit kanë kërkuar të shkonin për ngushëllim në familjen e Arielës, por që nuk janë lejuar nga familiarë të saj. Gjithsesi ata janë shprehur se e kuptojnë dhimbjen e tyre duke shtuar se edhe ata janë në të njëjtën situatë pasi Aldisoni është në rrezik serioz për jetën./opinion.al