Pritet që 12 mijë policë në të gjithë vendin të kalojnë në sitën e vettingut përmes plotësimit të tre formularëve, formuari për pasurinë, formulari për vetëvlerësimin profesional dhe formulari për kontrollin e figurës.
“BalkanWeb” siguron kopjet e të tre formularëve që duhet të plotësojnë policët, ku kras verifikimit që s’kanë qënë të dënuar apo prceduar me pritet të kalojë në sitë edhe pasurua e tyre.
Policët janë të detyruar të tregojnë gjithçka që nga data 01 janar e vitit 2012-të. Këtu përfshihen udhëtimet private që kanë kryer jashtë shtetit në tre vitet e fundit, shpenzimet e përafërta, jo vetëm për vete por edhe për familjarët. Po ashtu ata duhet të tjergojnë në lidhje me arsimimin e fëmijëve, nëse janë në shkolla publike apo jo, nëse studiojnë brenda apo jashtë vendit.
dokument2
Duhet të tregojë për të gjitha asetet e paluajtshëm që posedojnë, këtu përfshihn mjete motorrike, sende me vlerë dhe para kesh mbi 300 000 lekë. Ata gjithahst duhet të deklarojnë përmes këtij formulary të gjitha investimet e kryera, aksione, letra me vlerë, pjesë kapitali në zotërim, licenca apo letra me vlerë. Po ashtu llogaritë bankare, që kanë brenda dhe jashtë vendit, duke specifikuar numrat, vendndodhjen, datën e krijimit dhe gjendjen aktuale.
E përveç këtyre një pikë tjetër e formularit që duhet të plotësojnë lidhet me përdorimin e alkoolit dhe drogës.
/360grade.al/