Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes ku një i ri qëlloi me armë zjarri një vajzë e cila ndërroi jetë në spital dhe më pas ka qëlluar veten. Autori ndodhet ne gjendje te rende ne reanimacionin e spitalit.
Ngjarja ka ndodhur pranë fakultetit të Mjekësisë përballë spitalit Nënë Tereza, ku siç shihet nga fotot e siguruara nga “Panorama” arma me të cilën ka qëlluar i riu ndodhet në tokë. Ajo eshte sekuestruar nga policia ne cilesine e proves materiale.