Kryeministri Edi Rama në profilin e tij FB ka “surprizuar” sot të gjithë duke postuar foto nga Shkodra dhe madje edhe të Kryetares së Bashkisë së këtij qyteti, Voltana Ademi, e cila ka pasur fërkime të mëdha me kreun e qeverisë.
Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e Voltana Ademit, teksa i ka dhënë jehonë programit për pastrim kombëtarë, i cili prej dy muajsh është shtrirë në të gjithë vendin. Rama thekson se janë mbjellë në Shkodër 5 700 pemë, më konkretisht në zonën e “Ballkonit” të Shkodrës.
Në fotot e publikuara nga Rama, Ministri i Mjedisit, Fatos Klosi duket në raport mjaft të mirë me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Ademin, e cila është dhe duke buzëqeshur…
Në prag të protestës së 27-Janarit kjo foto, duket se kryeministri Rama kerkon te qetësohen pak gjakrat, pse jo edhe të shpërqendrojë qytetarët që duan të dalin në protestë, por gjasta jane qe zonja Ademi dhe qytetaret e Shkodres do jene ne radhet e para te protestuesve sic kane qene gjithmone.