Gjatë një interviste për gazetën italiane “L’Esspreso” kur u pyet nga gazetari italian se çfarë mendonte për ofensivën e Turqisë së Erdogan për të islamizuar Shqipërinë duke investuar në ngritjen e shumë xhamive, kryeministri Rama pasi mbron mikun e tij Taip Erdogan, në këtë kontekst zbulon edhe se çfarë besimi i ka zgjedhur që të ndjek djalit të tij të vogël Zaho.
Sipas programimit që Rama i ka bërë që tani, ai nuk do të jetë as katolik si i ati, as ortodoks si vëllai i madh Gregori dhe as mysliman si e ëma Linda, por…
“Ne ishim vendi i vetëm që nazistët nuk dorëzuan as një hebre, ata u adoptuan dhe u mbrojtën nga familjet myslimane. Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist”, ka deklaruar Rama për çfarë e ka programuar në pikëpamjen e besimit fëmijën e tij ende kërthi./360grade.al