Home KRYESORE Ish-Ministri i Bujqësisë denoncon skandalin: Laboratori ushqimeve nuk është i akredituar…

Ish-Ministri i Bujqësisë denoncon skandalin: Laboratori ushqimeve nuk është i akredituar…

Nga Edmond Panariti

“Fake it, till you make it”…

Raporti i sponsorizuar i Albanian Food Industry, mbi sigurine ushqimore ne vend eshte nje “fake”. Kjo sepse laboratori Servizi Chimici Albanesi ne te cilin pretendohet se jane derguar mostrat ushqimore, as nuk kryen dhe as eshte i akredituar per te kryer te tilla analiza. Kjo eshte lehtesisht e vertetueshme nga kushdo.

Pra te dhenat jane “sajesa”. Nuk permenden sepse ne fakt nuk ekzistojne laboratoret italiane, ku pretendohet se jane derguar nje pjese e mostrave te tjera.

Ne kete pasqyre kinse “skandaloze” te sigurise ushqimore vjen edhe rekomandimi i raportit per te kaluar ne duar private sistemin e sigurise ushqimore ne vend, i cili do te duhet te funksionoje “fiks” sipas modelit te mesiperm.

Share: