Lëvizja Socialiste ka reaguar përmes ish-ministres së Integrimit, Klajda Gjosha ndaj ministrit Bushati. Ajo i referohet deklaratës së Kotzias që ka folur në mediat greke për paktin detar, ndërsa Bushati tregoi përralla dje 3 orë në Komisionin e Jashtëm.
Deklarata e plotë e Klajda Gjoshës
Kush janë arsyet që Ministri ynë i Jashtëm në 24 orët e fundit ka mashtruar për bisedimet me Greqinë? Komisioni Jashtëm, dëgjoi dje për rreth 3 orë, përrallat e kësaj qeverie për një arritje historike me palën greke.
Dëgjuam mashtrimet për diskutimet mbi cështjen Çame, kur në deklaratat e fundit të Ministrit Kotzias, duket se pala greke nuk ka kryer asnjë diskutim për një cështje që Greqia, sic deklaron ai, nuk e njeh!
Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare!
Cfarë po ndodh? Edhe sa mashtrime të tjera jemi të detyruar të dëgjojmë deri në Prill kur të përfundojnë marrëveshjet mes palëve?
Gjithcka qe kërkuam ishte pak transperencë për hir të qytetarëve shqiptarë. Jo transparencë që nuk ka por mesa shoh qënkan të gatshëm të shesin edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!