Home Gjeo-Ekonomia Kompania “Neranxi” shquhet per bashkëpunimin me brandet më të mira. Njeri prej...

Kompania “Neranxi” shquhet per bashkëpunimin me brandet më të mira. Njeri prej tyre me gjigantin “PreGel”

Çdo fund janari, Rimini kthehet në kryeqendrën e risive kulinare, me Panairin “Sigep” ku marrin pjesë kompanitë më të mëdha të këtij sektori në mbarë botën e ku nuk diskutohet që Italia është kampione e kësaj fushe. Kompania “Neranxi” jo rastësisht e frekuenton çdo vit këtë panair për tu njohur me të rejat e kësaj fushe dhe për t’i futur ato edhe në tregun shqiptar.

Si një Kompani lider në Shqipëri, me 80% të tregut në zotërim, me moton e drejtuesit te saj Nikollaq Neranxi se suksesi nuk është kurrë aksident, fat apo rastësi, por është fryt i një pune të palodhur që bëhet dhe produkt i një vizioni ambicioz, kompania “Neranxi” ka zgjeruar aktivitetin e saj prej vitesh në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Në foton që shihni, është Presidenti i Kompanisë “Neranxi”, zoti Nikollaq Neranxi dhe Presidenti i Kompanisë “PreGel”, Dott. Luciano Rabboni në Panairin “Sigep”. Argumenti me konkret i filozofisë se punës dhe suksesit te kompanise “Neranxi”, qendron tek fakti se “PreGel” tashme është ekskluzivitet i Kompanisë “Neranxi” prej më shumë se 15 vitesh, duke sjellë në Shqipëri lëndë të para për prodhimin e akulloreve dhe linjën e pastiçerisë, me standardet më të larta perëndimore.

Po të futesh në faqen zyrtare të “PreGel”, arrin të kuptosh se sa me fat janë konsumatorët shqiptarë që konsumojnë produkte me lëndë të para “PreGel” e cila eshte e krijuar në vitin 1967, me sakrifica dhe punë të vazhdueshme.

Ndersa, sot “PreGel” ka 18 filiale në 130 shtete duke u kthyer këtë markë, në një pikë referimi në sektorin e gelaterisë, jogurterisë, pasiçerisë, bareve dhe kafe shop-eve.

“PreGel” ka zhvilluar me sukses linjën artizanale tek produktet e saj, duke i qëndruar besnik çdo përbërësi i cili duhet të jetë totalisht bio dhe duke mos pranuar asgjë industriale. Falë kësaj pune, “PreGel” është vlerësuar me disa çertifikata prestigjioze si:
Çertifikatat BRC Food dhe IFS Food, te cilat jane padyshim garancia e një sistemi efiçent cilësie duke respektuar standardet ndërkombëtare te ushqimit. Këto çertifikata fokusohen tek cilësia dhe siguria ushqimore si dhe aplikimi korrekt i HACCP.

“PreGel” në Amerikë ka certifikatën SQF, një program që certifikon sigurinë dhe cilësinë ushqimore sipas Food Marketing Institute. Programi certifikon të gjithë zinxhirin ushqimor, duke vendosur rregulla të rrepta kontrolli dhe një monitorim të vazhdueshëm.

Në një linjë me politikat e kompanisë, “PreGel” ka fituar në vitin 2012 çertifikatën biologjike, sipas së cilës, metoda e prodhimit biologjik parashikon përmbushjen e kërkesave të një tregu specifik dhe respekton ambientin si dhe mirëqenien e kafshëve.

Çertifikata Kosher, tregon se “PreGel” kënaq dhe respekton ligjet ebraike përsa i përket seleksionimit dhe përpunimit të përbërësve, duke respektuar edhe besimin e tyre fetar.

“PreGel” ka marrë prej vitit 2011 certifikatën Hallal për disa prodhime gelaterie dhe pastiçerie, e cila konfirmon se këto produkte mund të konsumohen edhe nga njerëz të besimit musliman, sepse respektojnë besimin e tyre.

Në vitin 2013, “PreGel” ka marrë çertifikatën I.G.P dhe në vitin 2014 çertifikatën D.O.P për origjinën e produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Pikërisht për këto arsye, kompannia “Neranxi” dhe presdienti i saj Nikollaq Neranxi kane zgjedhur “PreGel” pasi cilësia dhe kujdesi ndaj konsumatorit, janë dy gjërat më të rëndësishme për tu respektuar, sidomos kur punohet në sektorin ushqimor.

Padyshim edhe shija është e rëndësishme dhe këtu “PreGel”-it nuk ia kalon askush, thotë presidenti Nikollaq Neranxi.

Share: