Home KRYESORE Kozma Jano, kandidati për në Këshillin e Prokurorisë, spiun i Sigurimit të...

Kozma Jano, kandidati për në Këshillin e Prokurorisë, spiun i Sigurimit të Shtetit dhe komunist

Kozma Jano është një ndër 5 kandidatët që u përzgjodh për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Emri i tij është kontestuar nga Partia Demokratike e cila sot ka nxjerr edhe dokumentet që faktojnë se z.Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Sipas dokumentit në fjalë, ai është rekrutuar kur ka punuar në Portin e Durrësit në vitin 1977 nga operativi Sefer Alikaj. Ka pasur qëllim agjenturën brenda policisë dhe mbante pseudonimin “telefoni”.

Po ashtu në vitet e demokracisë, Kozma Jano ka kandiduar në 2011 për Partine Komuniste ne Lushnjë.

Dokument 1 dhe 2: Emri i Komza Janos në dokumentet e sigurimit te shtetit

Dokument 3: Emri i Kozma Janos si kandidat pe keshilltar bashkiak nen siglen e Partise Komuniste

Ditën e djeshme nënkomisioni Ad Hoc për KLGJ dhe KLP zgjodhi me short anëtarët për këto dy institucione. Pesë anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ u zgjodhën Arben Vani, Sokol Lamaj, Erjon Muharemaj, Ilir Panda dhe Altin Hazizaj.

Ndërsa 5 anëtarët jo prokurorë për KLP u zgjidhën Kozma Jano, Floreta Gjini, Enejda Sema, Mirela Bogdani dhe Alfred Balla.

Lista me 10 anëtarët e KLGJ dhe KLP do t’i kalojë për miratim Parlamentit, ku do të duhen 94 vota për miratimin e tyre./Opinion.al

Share: