Home KRYESORE Kryebashkiaku i Lezhës: Ja si shkoi darka me Edi Ramën…

Kryebashkiaku i Lezhës: Ja si shkoi darka me Edi Ramën…

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, ka shkëmbyer batuta me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me protestën e zhvilluar dje nga banorë të Torovicës, gjatë kohës që qeveria zhvillonte mbledhjen e rradhës.

Rama tha se në protestë morën pjesë 15 vetë dhe uroj që kryebashkiaku të mos ketë gisht në organizimin e saj. “Nëse ata do kishin bërë një protestë kur PD kishte qeverinë unë do të shkoja t’i përqafoja, por mu duk pak e çuditshme dje”, tha Rama.

Por duke marrë fjalën, Kryebashkiaku i Lezhës, tha se protestën e djeshme edhe mund ta ndalonte, por nuk kishte asnjë arsye ta bënte një gjë të tillë, përderisa banorët e Torovicës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Frrokaj tha se do të marrë pjesë edhe në protestën e opozitës më 27 janar, ndërsa Rama i kërkoi që punonjësit e ujësjellësit mos i merrte me vete.

“Isha në një darkë me kryeministrin e Shqipërisë, nuk ishte darka e gabuar, pasi pavarësisht bindjeve të ndryshme politike që kemi, Rama është Kryeministri i vendit tim.

Në protestë do të jem në datën 27 janar, protestën në Lezhë edhe mund ta ndaloja, por nuk kisha asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”, tha Fran Frrokaj.

Batutat

Rama: Do sqarosh këtu sa gisht ke te ajo protesta e djeshme me 15 veta…

Frrokaj: Mbrëmë ishim në darkë. Po i referohem librit të një autori, “Darka e gabuar”, nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time.

Rama: Ik, por vetëm ujësjellësin lerë në punë.

Fran Frrokaj: Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falënderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave.

Rama: Nëse do protestonin në 8 vjet kur ishte partia jote në pushtet, do shkoja t’i përqafoja. Unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thashë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen…

Fran Frrokaj: Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë. /360grade.al

Share: