Home KRYESORE Kryemadhi: Letër Ambasadorëve për zgjedhjen e Kryeprokurorit

Kryemadhi: Letër Ambasadorëve për zgjedhjen e Kryeprokurorit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se do t’i drejtohet këtë të enjte me një letër Ambasadorëve dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare lidhur me propozimin e opozitës për amendimin e Kushtetutës në mënyrën sesi zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

“Sot kam hartuar një letër që nesër do tua dërgoj të gjithë Ambasadorëve të BE dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për tu bërë të qartë kërkesat që ne si opozitë kemi paraqitur. Jemi rakorduar dhe me PD që edhe ata të informojnë Ambasadorët e BE në Shqipëri dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Është me rëndësi ti njohim me realitetin. E kemi në Kushtetutë që prokurori zgjidhet me 84 vota dhe me konsensus. Interpretimi ka qenë i Euralius dhe jo OBDAT. Ka qenë një letër individuale e Ulsi Manjas, jo si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Qëndrimi publik i Ambasadori amerikan ka qenë për largimin e prokurorit. Nuk besoj se Ambasadori amerikan do ti kërkojë Kuvendit të shkelë Kushtetutën. Kemi qenë të gatshëm dhe i kemi ofruar gjithmonë bashkëpunimin tonë si opozitë për të zgjidhur këto ngërçe kushtetuese që janë. Reforma në drejtësi nuk është vetëm për hallexhinjtë, së pari është për politikanët“,tha Kryemadhi në një intervistë për Ora News.

Ajo tha se Rama pa lexuar fare propozimin deklaroi se është kundër.

“Opozita për ti dhënë shansin edhe njëherë mazhorancës të tregojë se ka një vullnet të pastër për të realizuar reformën në drejtësi dhe për të ecur më tej me zbatimin e saj, për të mos treguar shenja të kapjes dhe frikës ndaj sistemit. Të hënën kryeministri Rama pa lexuar fare çfarë kishte propozuar opozita ktheu një përgjigje dhe tha ne nuk e zbatojmë. Nuk ka asgjë konspirative. Nëse ndryshimet kushtetuese që kemi miratuar me 140 vota por mazhoranca kërkon ti uzurpojë dhe rrëmbejë është e kotë të flasësh“, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Share: