Kryeministri kanadez Justin Trudeau nuk qëndroi as kësaj here larg vëmendjes së mediave.
Në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, çorapet e tij janë bërë objekt diskutimi për faktin se ishin ngjyrë vjollcë dhe me figurat e disa rosave me ngjyrë të verdhë.
Gjatë momentit që po flitej për fuqizimin e rolit të femrave në botë, ai ngriti pantallonat e tij, duke shfaqur në këtë mënyrë çorapet me rosa.
Nuk dihet ende mesazhi që ka dashur të përcjell Trudeau, por disa politikanë kanë refuzuar që të komentojnë mbi shijet e tij të modës, ndërsa disa të tjerë kanë buzëqeshur.
Pritet dhe nje reagim i kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili mund te kerkoje edhe te drejten e autorit per thyerjen e tabube ne takimet zyrtare te rendesise se larte boterore…!