Kryeministri Rama bashkë me kabinetin gjenden këtë fundjavë në qytetin e Lezhës. Ndersa kryeministri theksoi se ka bashkëpunim të mirë me kryetarin e djathtë të bashkisë, Fran Frrokaj qe, duke folur në këtë takimin e përbashkët që transmetohet drejtpërdrejt në TV, i kërkoi Kryeministrit të zhbllokojë lejet e ndërtimit.
“Kemi tre vite të bllokuar dhe mungesa e lejeve të ndërtimit na ka sjellë edhe bllokim financiar”, tha Frrokaj.
Nga ana tjetër, Rama e thumboi për protestën e djeshme të banorëve të Torovicës, duke i thënë “a ke gisht ti?”. Frrokaj u përgjigj se nuk kishte arsye për të bllokuar protestën, pasi ata kërkojnë rikonstruksionin e rrugës.
Sakaq, Rama tha se do jenë dy projekte që nisin këtë vit në infrastrukturën e këtij qyteti dhe e zbuti disi situaten…