Nga Genc Mlloja
“Serbia nuk ka ndryshuar pozicion dhe as ka qëllim ta bëjë. Kosova për Beogradin zyrtar është pjesë e Serbisë dhe do të vijojë të mbetet e tillë.”
Deklarata eshte e cituar si pjese e nje artikulimi te ambasadorit serb në Tiranë, Miroljub Zaric, gjatë nje vizite ne komunitetin Serbo-Malazez në Shkodër, Shqiperia veriore, ne kufi me Malin e Zi e Kosoven, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse ne 8 janar 2018.
“Pozicioni i Serbisë është shumë i qartë. Për ne Kosova dhe Metohia është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi realiteti për të pranuar pavaresine e Kosovës. Kosova dhe Metohia ka qenë Serbi, akoma është dhe do të vazhdojë të jetë Serbi në të ardhmen”.
Askush nuk e ve ne dyshim cfare mbart ky qendrim ‘pasionant’ i Beogradit zyrtar per Kosoven, e aq me shume i bere para vrakacoreve, patrioteve te mij shkodrane ne Shqiperi.
Mirepo ne diplomaci ka edhe nje ‘gjuhe’ tjeter- te mundesise, cka e ben kete deklarate te panatyrshme ta konsiderosh ne permbajtje, pathos dhe kohe. Kohe- jemi ne zbatim te te ashtuquajturit ‘Procesi i Berlinit’ per Ballkanin Perendimor dhe kryeministrja serbe Ana Brnabac, te cilen pata rastin ta intervistoi ne takimin e Durresit ne gushtin e shkuar, shprehu entuziazmin e saj te bashkepunimit ballkanik te cdo shteti te rajonit.
Por deklarata nga Vraka e vene ne gojen e Ambasadorit serb ne Shqiperi, Miroljub Zaric, Dekan i Trupit Diplomatik ne Tirane, duket se ka kaluar disa kufij qe ai, edhe ne kohet me te keqija, (sillet ne Shqiperi prej me shume se dy dekadash), nuk i ka tejkaluar kurre; perkundrazi si diplomat veteran ka vazhduar tu terheq vemendjen kolegeve te vet miq per statusin e diplomatit ne nje vend tjeter – mos nderhyrje ne punet e brendeshme.
Eshte diplomat i vjeter me pune ne vende ‘delikate’.
Madje ai eshte diplomat i karrieres e i nderuar edhe nga klasa politike shqiptare per maturine e tij!
Por ne Vrake, duke dalur cuditerisht nga detyra e tij diplomatike, artikulime te tilla kane qene te pazakonshme te bera publikisht. E kjo me ka bere te hamendesoj nese i ka thene apo jo vete ai gjate vizitës ne cfare quhet komuniteti Serbo-Malazez në Shkodër me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
Mbi te gjitha ketu ka ambasador malazez dhe Z. Zaric duhet te kete vene ne siklet kolegun e tij duke folur edhe ne emrin e malazezeve ne Shqiperi!
Sic kam mesuar, Z. Zaric u paska thene vrakacoreve e padrigacaneve ne Shkoder, prej nga jam, se njohja e Kosovës nuk është kusht i Brukselit për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
“Serbia është shtet sovran dhe ka qeverinë e saj, Kuvendin e Presidencën dhe pozicioni i saj është shumë i qartë”.
Fjalim per ne Bruksel ky i Zaric ne kete rast, por jashte natyres se tij (kjo eshte pune e kulisave te atij Klubi), dhe jo per ne Vrake e banoret atje, qe megjithe jeten e veshtire ne kohen e rregjimit komunist para viteve 90, e provuan aventuren serbe kur u turren ne vendin fqinj per nje jete me te mire me 1992; per fatin e keq te tyre si mirepriti askush.
Perkundrazi, ata me femije e katandi ri- gjeten shtepite e pronat e tyre ne Shqiperi.
E per kete jam deshmitar i atyre kohrave! Askush nuk ua kishte preku ketu ne atdhe.
Perkundrazi, ua kishin ruajtur.
Mirepo tash Ambasadori Zaric, sic kam mesuar nga media, i paska paralajmerur vrakacoret se marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë nuk duhet të ndikohen nga ato mes Prishtinës dhe Beogradit, duke përshëndetur ‘miratimin e ligjit për minoritet në Kuvendin e Shqipërisë’.
I bindur se Ambasadori serb eshte jo vetem profesionist ne detyren e tij, por edhe shume njohes i cdo ‘pike’ ne kete vend, kur pershendet ligjin per minoritetet ne vendin tim te jete elegant dhe i arsyeshem te veterpermbahet ne kumtesa perballe genocidit gjakatar ndaj popullit te Kosoves; nuk ka ore, dite, muaj, vite e shekuj ti ‘lajne’ bashkepatriotet e tij serbe me satrapin e Ballkanit Millodhevic ne krye per makabritetet qe kane bere ne Kosove.
Z. Zaric, qe i perket, cfare dua te mendoj, pjeses humanitare te popullit serb, ne kete rast ne Vrake, e jo ne kufi me Serbine por me Malin e Zi, nuk nguroi te sfidoje Tiranen zyrtare me ato prononcime kur ministri i jashtem shqiptar Ditmir Bushati ishte i ftuar ne Beograd per te forcuar ‘miqesine’. Normalisht nga ana diplomatike Z. Bushati nuk duhet te shkonte…
Si mbyllje, vrakacoret e padgricanet ne Shkoder jane tejngopur me banalitetet serbe, madje edhe mund te pyesin pushtetaret e vet shqipetare se a ka kufi ‘sovraniteti’ serb mbi Kosoven e pavarur… Madje edhe sa i perket mbrojtjes se te drejtave te tyre.