Përktheu Elona Caslli
Kushedi nëse një ditë do t’i flakim maskat
që i mbajmë mbi fytyrë pa e ditur.
Për këtë arsye e kemi kaq të vështirë të indentifikojmë
njerëzit që takojmë.
Ndoshta mes njerëzve të shumtë, mes miliona njerëzve
është dikush që i përputhet maska me fytyrën
dhe vetëm ai mund të na thotë
fjalën, që prej shumë kohësh presim.
Por, ka të ngjarë që ai vetë
nuk është i ndërgjegjshëm se është i privilegjuar.
Kush ka qenë i ndërgjegjshëm për privilegjin
nëse ka patur të tillë,
e ka paguar privilegjin me belbëzime apo dhe më keq akoma.
Emri i tij gjithmonë nuk u shqiptua,
jo vetëm për shkaqe fonetikore.
Shkenca po merret me zgjidhjen e çështjeve të tjera
ose me moszgjidhjen e tyre.