Home KRYESORE Kuvendi ndryshon listën e ONM-së

Kuvendi ndryshon listën e ONM-së

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për kandidaturat e paraqitura për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, dy nga institucionet më të rëndësishme këto të krijuara nga Reforma në Drejtësi.

Ka rezultuar se për KLP, 5 kandidatë nga trupa e pedagogëve plotësojnë kushtet dhe 3 kandidatë nga Shoqëria Civile. Sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj ka bërë sot raportimin për vlerësimin e kandidatëve.

Gjonçaj sqaroi se Kuvendi ka kualifikuar dy kandidatë nga Shoqëria Civile të cilët ONM i kishte vlerësuar me pikë minimale.

“Sa i takon anëtarit të Shoqërisë Civile në KLP, janë kualifikuar dy kandidatë që i kishte përjashtuar ONM. Kemi argumente ligjore për këtë. Analiza e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ka qenë më e thelluar, ndaj ka pasur vlerësim ndryshe nga ONM dhe pikëzim jo të njëjtë. Raporti im nuk është përjashtues. Përzgjedhja e emrit është tagër i seancës parlamentare. Media e keq interpretoi situaten”, ka deklaruar Gjonçaj përpara deputetëve, duke sqaruar përmbysjen e listës së ONM.

Sipas dokumentit të publikuar nga Kuvendi, tre kandidatët e kualifikuar për të vazhduar garën janë Alfred Balla me 80 pikë, Andi Muratej me 79 pikë dhe Mimoza Qinami me 78 pikë.

Por ajo qe bie në sy eshte përjashtimi i kandidates Entela Hoxhaj, e cila në listën e ONM-së e rendiste të parën me 80 pikë. Ndërsa Kuvendi ka renditur të parin Alfred Ballën, duke e vlerësuar me pikët maksimale.

Share: