Home KRYESORE Mahatma (Mohandas) Gand(h)i dhe Prof. Dr., ose intelektualët sipas Zotit Dashamir Shehi

Mahatma (Mohandas) Gand(h)i dhe Prof. Dr., ose intelektualët sipas Zotit Dashamir Shehi

Nga Kasem Seferi

Protesta e e 27 Janarit 2018, ndryshe si datë, nga protesta e 21 Janarit 2011, solli edhe njëherë në vemendjen e qytetarit të mjeruar shqiptar, “duhmën“ e rëndë të zemërimit popullor që, në poezinë e Fan Nolit “demokratit revolucionar me pushkë“ dhe “priftit“ që adhuronte filozofin Niçe (lexoni Nasho Jorgaqin te libri Fan Noli“):

Dhe një zë vëngon nga lumi

Më buxhet më zgjon nga gjumi

Katundarë dhe punëtorë!

Bjeruni dhe korrini!

Që nga Shkodra deri në Vlorë.

Kjo retorikë (me nder e pjerdhur) e politikës së sotme opozitare shqiptare nuk flet aspak për frymëzimet për të ardhmen e shqiptarëve.

Para dhe pas protestës u përgatitën dhe u transmetuan (u hodhën në ajër) shumë programe televizive që nga TVSH (që e paguajmë me taksë), Vizion Plus, Ora, etj, për t’i mbushur mendjen edhe më shumë se (O zot, nuk dihet për të satën herë!) qytetarit shqiptar (jo vetëm në Republikën e Shqipërisë) se po “mbrohen“ të drejtat e tij.

Mjafton një përkthim i saktë i të drejtave të njeriut të përshkruara te Karta e Helsinkit dhe krahasimi, me shembuj, i këtyre të drejtave me gjendjen e tyre të vërtetë në Republikën e Shqipërisë dhe më tej, për të kuptuar se “ku ka rënë Kartagjena“ (pasi e mundën Hanibalin, romakët e pluguan dhe e mbollën me kripë Kartagjenën – Luftërat Punike).

No comment!

Po çfarë thanë para dhe pas protestës “analistët e vetëshpallur politikë të b … s“?!

Unë po përpiqem të analizoj për atë çfarë dëgjova dhe arrita në më shumë se njëzet e ca orë (sepse edhe do të pushoja, do të flija dhe do të mendoja).

Demokracia është ideja më revolucionare në botë, është ajo që transferon fuqinë nga tregu në qendrën e votimit, nga kuleta te votimi i fshehtë (dhënia vullnetare dhe ose shitblerja e votës).

Kjo do të thotë se njerëzit që nuk kanë para kanë njëfarë fuqie mbi jetën e tyre dhe mesazhi që ata duhet t’u japin liderëve të tyre është ajo që ata duan që ata t’i dëgjojnë, në qoftë se ata nuk duan t’i hyjnë një beteje të përgjakshme.

Dhe cili e do atë në emër të Zotit?!

E vërteta u bën bisht njerëzive në qoftë se ata nuk perqendrohen me të gjithë vemendjen për ta ndjekur atë, madje ndërkohë që ajo u bën bisht, iluzioni e vonon më shumë njohjen e saj dhe të çon në shumë keqkuptime.

Kjo ka ndodhur në këto më shumë se njëzet vjet në Republikën e Shqipërisë!

Gënjej?

Shpif?

Mashtroj?

Kurrë!

Të kuptuarit e së vërtetës shpesh kufizohet në konceptimin politik, te iluzioni se rreziku nga e pavërteta mund të largohet nëpërmjet dhunës, padisë në organet e drejtësisë, shpifjes, spekullimit dhe manipulimit.

E vërteta është se shpifja, spekullimi dhe manipulimi në media janë shumë më të thella dhe për këtë ta prishin qetësinë dhe besimin te demokracia, janë më të thella se duken dhe nuk mund të shihen me një të parë.

Verbëria e superioritetit të disa gazetarëve (b… ë) vazhdon dhe mbështet idenë se njerëzit kudo në Shqipëri duhet të zhvillohen dhe të piqen në nivelin e shoqërive perëndimore, por harrojnë se para së gjithash, çdo vend i veçantë gjykohet mbi meritën e progresit që ka bërë në drejtim të lirisë në të gjitha drejtimet e saj.

Dikush mund të transformohet në dikë tjetër pa përdorimin e dhunës, mashtrimit, spekullimit, manipulimit, sepse përfshirja e të gjithë këtyre faktorëve në një të vetëm, në mënyrë të pashmangshme, nënkupton pranimin e difekteve të të tjerëve, por një gjë e tillë pranohet kur të gjithë, pa përjashtim, respektojnë dhe pranojnë të vërtetën dhe jo shpifjen, hamendjet, thashethemet, ose më saktë gjithçka që përjashton të vërtetën.

Vihet re një ngritje e kurajës veçanërisht ndërmjet grupeve të elitës intelektuale, duke shkaktuar përshtypjen se nuk ka humbur ende kuraja nga e tërë shoqërisë, për arsye se individë kurajozë si Fatos Lubonja, Fatos Baxhaku, etj të tjerë “fatosë” që nuk kanë influencë përcaktuese në jetën publike nuk po dorëzohen.

Ndërkohë që burokratët e politikës dhe disa intelektualë servilë, me veprimet dhe deklaratat e tyre në media ende po tregojnë: depresion, pasivitet dhe pështjellim, madje më shumë se, kësisoj, në pasqyrimet e tyre teorike kanë dështuar për të shpjeguar se sa realiste, të arsyeshme dhe sa të garantuara, intelektualisht dhe moralisht, është të mos e luftosh vesin duke forcuar dobësinë dhe frikën, që ta lidhin gojën dhe të paralizojnë kur merresh me njerëz autoritarë të politkës (veçanërisht të qeverisë Rama 2).

Biologjia është shkenca që pranon se siguria ekstreme e zakonshme dhe paprekshmëria te një qenie agresive, që kultivon vesin, nuk janë përparësi për një organizëm të gjallë.

Liria shkatërruese dhe e papërgjegjëshme që u është dhuruar pa kufij disa gazetarëve (pushtë/kodoshë) të medias në Shqipëri, ka bërë të mundur që të mos ketë përgjegjësi morale për masën dhe deformimin e informacionit me të cilin ata ushqejnë opinioni public.

Çfarë lloj përgjegjësie mban një gazetar i tillë kundrejt lexuesve/dëgjuesve të tij, ose kundrejt historisë, kur e keqorienton opinionin publik me informacion/hamendje/opinion të pasaktë, me trillime dhe/ose me përfundime të gabuara?!

A ka njohur media në Shqipëri ndonjë rast të korigjimit të gabimeve të tilla nga i njëjti gazetar, ose e njëjta gazetë, televizion, etj?!

Nuk ndodh kështu, se po të ndodhte “këta kryqtarë të pushtetit” do të dëmtonin imazhin, do të humbnin lexuesit, dëgjuesit dhe shikuesit e tyre.

Shqipëria për fat të keq vazhdon të jetë viktimë e gabimeve të tilla, ku gazetarët e hedhin lumin pa i hyrë ferrë në këmbë, sepse ende askush nuk ka filluar të shkruajë për të kundërtën e asaj që është bërë deri tani.

Në median shqiptare shprehen gjykime të pamenduara, të papjekura, të sipërfaqëshme dhe çorientuse, pa ndonjë mënyrë për t’i verifikuar që i hedhin lexuesit në rrëmujë, duke e simuluar opinionin publik si dhe keqedukuar atë me ndërhyrje dhe dëshmi të paturpshme në jetën private të njerëzve të mirënjohur, ndën sloganin: “çdo njeri ka të drejtë të dijë gjithçka”.

Ky slogan i rremë në raste të tilla, karakteristik për një liri të rreme të fjalës së lirë, sepse njerëzit gjithashtu kanë të drejtën të mos dijnë gjithçka dhe kjo në më të shumtën e rasteve, është më i vlefshëm se i pari.

E pamenduara dhe sipërfaqësorja janë shprehje të sëmundjes fizike që ka krijuar prodhimtaria gazetareske në Shqipëri.

Liria e pakufizuar për median, ekziston, por jo për lexuesin sepse gazetat, televizionet si dhe media sociale, në pjesën më të madhe e venë theksin mbi ato opinione të cilët, shpesh dhe në mënyrë aspak të sinqertë, shkojnë kundër vetes dhe prirjes së përgjithëshme të frymëzimit dhe interesave të qytetarëve.

Mungesa e një ndërgjegje të tillë te disa gazetarë është gur prove për gjykimin dhe vlerësimin e shkrimeve të tyre, sidomos tani që po përjetojmë pasojat e gabimeve të bëra që në krye të erës së demokracisë, sepse çdokush e ka të qartë që në botën e demokracisë ka vetëm një rrugë … të ecësh përpara.

Padrejtësitë shoqërore dhe ndjenja e pasigurisë krijojnë së bashku një terren të favorshëm për demagogji autoritare populiste, si dhe ngjallin kërkesën për njeriun e fortë, njeriun e dorës së hekurt në politikë; sfida më e madhe para elitës politike është lufta kundër ndjenjës së pasigurisë, një rreziku të tillë tepër të madh.

Kur drejtësia e bën njeriun e thjeshtë të mos ketë besim te ajo e cila mendon se e mbron atë, është e vështirë të pranohet se drejtësia sjell më shumë paqe dhe rend në shoqëri, sikurse lypet të jetë misioni i saj i vërtetë.

Në një shoqëri sëmundja më e rëndë është ajo për të cilën jo vetëm njerëzit, por veçanërisht, gazetarët, nuk guxojnë të flasin në mënyrë të drejtpërdrejt, sikundër flasin për shumë çështje të tjera që e preokupojnë atë.

Mahatma (Mohandas) Gand(h)i nuk u bë kurrë pjesë e pushtetit, por vetëm i … vërtetës.

Kasem Seferi

 

Share: