Me 69 vota pro Ligji për Gjuhën Shqipe u miratua sot në seancën plenare të Kuvendit të Maqedonisë.
Pa pjesmarrjen e deputeteve të opozitës VMRO-DPMNE-së, Kuvendi i Maqedonisë vendosi sot ta kalojë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.
Për votimin kërkohej shumicë e thjeshtë me 61 vota, por pë zyrtarizimin e Shqipes votuan 69 deputete të parlamentit maqedonas.
Sipas ish ministrit tr jashtem dhe deputetit te PD Tritan Shehu miratimi sot i Ligjit per Perdorimin e Gjuhes Shqipe nga Parlamenti i Maqedonise, eshte nje sukses tjeter i madh jo vetem per shqiptaret e atjeshem, por per te gjithe ate vend e Rajonin tone, per stabilitetin e te ardhmen europiane.
“U realizua dhe nje pikat e fundit te mbetura nge Mareveshja e Ohrit. Ky hap shume i rendesishem, ploteson me qarte arritjet mahnitese qe kombi i yne ka prekur ne keto 25 vite.
Une dua te kujtoj sot disa nga ata qe kontribuan fuqishem per kete rrugetim ne Maqedoni, qe nga miku im i vjeter Arber Xhferri, te Mendu Thaci e deri te politikani i shquar e i qarte Ali Ahmeti.
PA DYSHIM NJE MERITE THELBESORE I TAKON PARTNEREVE TANE TE MEDHENJ SHBA E BE.” thote Shehu