Home KRYESORE Orë luksoze dhe rroba të shtrenjta? Tani policia do t’i sekuestrojë!

Orë luksoze dhe rroba të shtrenjta? Tani policia do t’i sekuestrojë!

Oficerët e policisë në Roterdam do të fillojnë të sekuestrojnë xhaketa të shtrenjta dhe orë luksoze nga kriminelët e mundshëm, nëse nuk është e qartë se si janë paguar.

Ky aksion do të nisë së shpejti nën mbikëqyrjen e departamentit të prokurorisë, të cilët do të vendosin se çfarë mund të konfiskohet ligjërisht.

“Ne po flasim për të rinjtë që e konsiderojnë veten të paprekshëm”, tha shefi i policisë Frank Paauë.

Bandat kriminale të të rinjve do të jenë objektivi kryesor. Oficerët e policisë do të trajnohen për të njohur nëse të dyshuarit po mbajnë rroba të shtrenjta.

Veshja është një simbol i vërtetë i statusit për të rinjtë. Disa prej tyre mbajnë veshur xhaketa që kushtojnë 1,800 €.

Policia ngre dysimin se nëse të rinjtë nuk kanë të ardhura, si i kanë përballuar ato?! Në vitin 2016, policia e Roterdamit konfiskoi 11.5 milion euro para cash dhe pasuri të të dyshuarve./G.SH/

Share: